Senatori amerikan Ron Johnson gjat vizitës së tij në Shkup, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

 

Senatori republican, i cili është kryesues i nënkomitetit për politikën e sigurisë rajonale dhe evropiane në senatin amerikan, përshëndeti marrëveshjen e Prespës duke theksuar se vetëm zbatimi i plotë i saj mund të garantojë hapjen e dyerve të Maqedonisë për NATO dhe BE.

 

“Është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë dhe Greqinë ta zgjidhin çështjen e emrit. Kemi dy lider të guximshëm, dy kryeministra të cilët u gjetën në pozitë të rëndë. Ne sigurisht duam ta mbështesim zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo është mënyra e vetme që Maqedonia të hyjë në NATO. Ajo është shumë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe Maqedonisë. I inkurajojmë të gjithë qytetarët të dalin të votojnë në referendum, pa dallim nëse pajtohen apo jo me marrëveshjen, patjetër të dilni dhe të votoni dhe t’ju tregoni liderëve të juaj çfarë ndjeni. Është tejet e rëndësishme të dilni dhe të votoni. Ne jemi këtu që të ju mbështesim dhe t’i inkurajojmë qytetarëve të Maqedonisë për një referendum të suksesshëm.”

 

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup senatori amerikan takoi, kryeministrin Zoan Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *