Senati amerikan votoi me 98 vota pro dhe dy kundër projektligjin e propozuar së fundmi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Pas votimit, projektligji është dërguar në zyrën e presidentit Donald Trump, i cili pritet ta firmosë ose të përdorë të drejtën e vetos.

 

Por, vetoja e Trump, pas mbështetjes thuajse unanime të Kongresit, do përbënte thjesht një zgjatje procedurash përpara miratimit përfundimtar të paketës, dhe do të shtojë dyshimet për lidhjet e ngushta të Trump me Rusinë, pas akuzave për ndërhyrjen e kësaj të fundit në zgjedhjet presidenciale.

 

Nga ana tjetër, një veto presidenciale mund të anulohet me dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit. Por, duke parë që vetëm një pjesë shumë e vogël votoi kundër projektligjit, vetoja e Trump nuk do të kishte asnjë vlerë.  Sanksionet e reja u hartuan pjesërisht për të ndëshkuar më tej Rusinë lidhur me aneksimin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Shtimi i tyre mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha për Moskën zyrtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *