Senati i dha dritën jeshile qeverisë së re italiane të Giuseppe Conte, me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.

 

Ekzekutivi i udhëhequr nga Pesë Yjet dhe Lega Nord pritet të marrë votëbesimin final në Dhomën e Deputetëve të mërkurën.

 

Gjatë prezantimit të programit qeverisës në Senat, kryeministri Conte falenderoi të gjithë ata që “ishin në gjendje të hiqnin dorë nga ambiciet personale për një projekt më të gjerë”, ndërsa theksoi se ndihet përgjegjës që t’u ofrojë përgjigje konkrete qytetarëve italianë.

 

Ndërkohë qeveria e re italiane do të ketë në fokusin e saj emigrantët e paligjshëm, pjesë e të cilëve janë edhe mijëra shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *