E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Senati amerikan voton pro anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka votuar në favor të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

Kërkesa e Sekretarit Tiellerson për këtë anëtarësim është mbështetur nga 97 sentaorë ndërsa vetëm dy votuan kundër. Senatorët që refuzuan zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut janë republikanët, Rand Paul dhe Mike Lee.

 

Reklamë

Votimi përfundimtar që do të përbënte një kërkesë zyrtare nga SHBA për NATO-n do të vijë pasi të kalojë në Kongres. Këmbëngulja e Uashingtonit vjen në një kohë kur Rusia po vijon pëprjekjet për te shtrirë influencën e saj në Ballkan. Gjatë zgjedhjeve të fundit në Malin e Zi pati dhe një tentativë për grusht shtetit, nga një grup personash që besohet se kanë qenë të mbështetur nga Moska.

 

Me miratimin e kësaj kërkese nga NATO, do të duhet që dhe venet e tjera të Aleancës të votojnë për anëtarësimin. I vetmi shtet që e refuzon një gjë të tillë është Spanja.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë