Shpeshherë dëgjoni të thuhet nga njerëz të ndryshëm se sytë janë pasqyra e shpirtit, kurse fytyra është pasqyra e shëndetit. Por shumë pak prej tyre janë të vetëdijshëm se si fytyra mund të përcaktojë dhe fshehë problematika të caktuara shëndetësore. Një fytyrë e mbushur dhe e kuqe si një mollë, prej nga ku buron dhe shprehja ”e ke fytyrën si mollë”, është simbol i një shëndeti të mirë, kurse një çehrë e zbehtë është e lidhur ngushtë me shëndetligësinë. Zbuloni se si ngjyra e fytyrës mund të zbulojë praninë e problemeve në mushkëri, zemër dhe sistemin imunitar.

 

Ngjyra jeshile është e lidhur me mëlçinë dhe problemet e fshikëzës së tëmthit. Në qoftë se vini re se ngjyra e fytyrës suaj anon nga jeshilja e ullirit në të verdhë, duhet të tregoni kujdes pasi fshikëza e tëmthit mund të jetë duke derdhur gjak mbi mëlçi, – shkruan Living. Një fytyrë e kuqe është e lidhur ngushtë me probleme të shëndetit kardiovaskular, të cilat shafqen edhe në formën e puçrrave dhe akneve të ndryshme.

 

Kur fytyra juaj është në varietetet e të verdhës në portokalli, mund të keni probleme me shpretkën, pankreasin dhe stomakun. Hipoglecimia, diabeti dhe pankreatitet janë disa prej sëmundjeve që manifestohen direkt në fytyrën të verdhë në portokalli.
Shumë njerëzve u ndodh që në një moment të caktuar të humbasin ngjyrën natyrale dhe të kenë një fytyrë aq të bardhë sa që ngjan me fytyrën e një geishe. Në këtë rast mund të themi se keni probleme me keqfunksionimin e mushkërive dhe të traktit intestinal (zorra e trashë). Këto dy organe të brendshme nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe si pasojë fytyra juaj duket shumë e zbehtë.

 

Ngjyra blu mavi është e lidhur me shqetësimet e veshkave dhe fshikëzës së urinës. Veshkat nuk arrijnë të pastrojnë gjakun dhe të filtrojnë toksinat që gjenden në të dhe nxihet. Nëse ndodh t’ju errësohet fytyra shumë shpesh është mirë të konsultoheni me një mjek specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *