E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Sëmundja e Parkinsonit, testohet vaksina inovative që premton shërim

Rezultatet e një prove të vogël klinike  mund të rezultojnë një revolucion në menaxhimin e sëmundjes së Parkinsonit. Është një test diagnostik dhe imunoterapi e mundshme që funksionon si vaksinat. Edhe pse në një fazë të hershme, shkencëtarët që qëndrojnë pas hulumtimit premtues thonë se janë të emocionuar.

Të dyja metodat inovative synojnë proteinën α-sinukleinë. Gabimet në palosjen e α-sinukleinës, e cila normalisht është e pranishme në qeliza, janë ato që shkaktojnë çrregullimet neurodegjenerative në sëmundjen e Parkinsonit. Kjo proteinë jo-natyrale fillon dhe grumbullohet në neurone, kryesisht ato dopaminergjike të vendosura në substantia nigra e trurit , një zonë e përfshirë në  rregullimin e lëvizjes.

Ndonëse komuniteti shkencor e di prej vitesh rolin që luan në shfaqjen dhe patologjinë e sëmundjes, nuk ka mundur ta masë atë dhe ta targetojë. Sa i përket vështirësive në matje, Dr. Mark Frasier, zyrtari kryesor shkencor në Fondacionin Michael J. Fox për Kërkimet e Parkinsonit, i cili financoi aspektin eksperimental të kërkimit, shpjegon se përqendrimet e α-sinukleinës anormale janë të vogla në krahasim me formën e saj normale, kështu që bëhet e vështirë vizualizimi i tyre, ndërsa grumbullimi i tij brenda dhe jo në sipërfaqen e qelizave e bën atë të padallueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë