Rreth 250 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar dhe krijuar partneritete në mënyrë që të rritet sasia dhe cilësia e aplikimeve të përbashkëta në kuadrin e programit të shkëmbimit “Erasmus+”.

 

Qëllimi i këtij seminari është rritja e numrit të aplikimeve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor për propozime “Erasmus +” duke ofruar mundësi konkrete për rrjetëzim.

E pranishme në hapjen e këtij seminari të radhës ishte Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, e cila së bashku me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, i uruan mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrsëve.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Shahini duke nënvizuar kontributin që sjell programi “Erasmus +”, u shpreh se në thelb të tij qëndron shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve që detyrimisht çon te hapja e universiteteve ndaj perspektivave dhe informacioneve të reja në auditorë dhe laboratorë të kërkimit shkencor.

 

“Ne filluam të zbatojmë politika të reja për të mbështetur universitetet dhe ndërtuan kapacitetete kërkimore. Pra, kemi shumë grante të reja për infrastrukturën kërkimore. Kemi siguruar qasje në bibliotekën digjitale për të gjithë studentët dhe akademikët në Shqipëri. Ata kanë mundësi të përdorin miliona artikuj dhe revista akademike falas. Kjo mënyrë i ndihmon universitetet, studentët dhe komunitetin akademik për të çuar më tej kapacitetet e tyre kërkimore”, tha Ministrja Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *