Portieri i kombëtares Gentian Selmani, ka vizituar paraditen e kësaj të hënë shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli, ku ka dhuruar për fëmijët e kësaj shtrese disa dhurata me rastin e festave të fundvitit.

 

 

Të pranishëm në këtë shtëpi ishin edhe fëmijët e qendrës së zhvillimit të Tiranës, ku Selmani kishte menduar për secilin prej tyre të dhuronte buzëqeshje në këtë periudhë festive.

 

 

 Gentian Selmani

 

“Sot kam ardhur këtu tek shtëpia e fëmijës, “Zyber Hallulli” sepse jemi në përiudhë festash dhe jam munduar të kontribuoj sadopak, për fëmijët që janë në nevojë dhe ti bëjmë sa më të lumtur. Këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur si cdo fëmijë tjetër, me disa kursime nga paga ime dua që ti bëj të lumtur. I uroj të gjithë fëmijëve, të kalojnë gëzueshëm me festat dhe një vit të ri sa më të bukur. Gjithashtu edhe futbollit shqiptar dua ti uroj, që nga FSHF, Presidentit Duka e të gjitha ekipeve, futbollistëve, e në vecanti ekipit tim, Lacit, gëzuar festat dhe një vit sa më i mbarë.”

 

 

Ky është viti i dytë rradhazi për portierin e Laçit dhe te kombetares Gentian Selmani i cili mundohet të japë një kontribut për këta fëmijë, në prag festash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *