Banorët e Kodër-Selitës janë terrorizuar sot, teksa kanë gjetur pjese te nje trupi te dekompozuar. Sipas policisë, kufoma i përket nje mashkulli. Ka qenë një banor i zonës, i cili e ka konstatuar dhe ka telefonuar menjëherë në sallën operative. Nga hetimet paraprake, dyshohet se mashkulli rreth te 30-tave ka vdekur afro 1 vit me pare. Burime te policisë thonë se nuk jane konstatuar shenja dhune dhe dëmtime në pjesën e kafkës, ndërsa trupi u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *