Partia Demokratike  ka deklaruar se buxheti i 2019 është antisocial pasi godet profesionistët në taksim dhe të varfërit në ndihmën ekonomike.

 

Në një deklaratë për mediat, sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma deklaroi se buxheti i 2019 i Rilindjes favorizon vetëm një pakicë shërbyesish të pushtetit.

 

Sipas deputetes Duma, buxheti i Rilindjes ka si qëllim varrosjen e mirëqënies dhe zhvillimit.

 

“Buxheti i Rilindjes nga viti në vit ka vetëm një synim, godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë që nuk janë më të fortët, por shërbyesit e pushtetit. Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretëtim i kapitalit  human dhe burimor. Me këtë buxhet rilindas  që, vit pas viti e shet Shqipërinë në koncensione për tre dekadat e ardhshme, arratia e të aftëve, e profesionistëve, e krahut më vital të punës është varrosja e mirëqenies dhe zhvillimit.”

 

Krahas akuzave Duma tha se programi i PD me taksimin e sheshtë, çlirimin e ekonomisë nga interesat e pakicës kundër shumicës i jep zgjidhje situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *