Mendohet se Selena Gomez, i dashuri i saj i ri The Weeknd dhe dy motrat Hadid mund të përballen së shpejti. Një gjë është e sigurt, se ky nuk do të jetë një takim miqësor!

 

Duke qenë se ka nisur tashmë java e modës në Paris, dy modelet Bella e Gigi pa dyshim që do të jenë të pranishme. The Weeknd po ashtu do të shkojë në kryeqytetin francez, sepse ka turin e koncerteve. Nga ana tjetër Selena nuk ka asnjë angazhim, dhe prandaj mendohet se do të jetë pranë të dashurit. Por personat e famshëm thuajse gjithnjë qëndrojnë në të njëjtat vende.

 

Nëse ky takim ndodh, do të jetë dicka shumë e vështirë për Bella. Ajo ende po e vuan ndarjen nga The Weeknd me të cilin qëndroi për një vit e gjysmë, ndryshe nga këngëtari që u hodh menjëherë në krahët e ish të dashurës së Justin Bieber.

 

Për më tepër në një intervistë të dhënë më parë, Bella Hadid rrëfeu: “Është shumë e vështirë sepse ishte lidhja ime e parë publike, e po ashtu hera e parë që dashurohesha. Pavarësisht se si dukem, vetëm unë e di se cfarë po ndodh në zemrën time. Por edhe ndarja është pjesë e jetës, në fillim është e vështirë pastaj do të kalojë.”

 

Sa i përketë ciftit të ri, Selena Gomez dhe The Wëknd ata duken më të dashuruar se kurrë. Këtë e reflektojnë në cdo foto të re që publikohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *