U bë rreth një muaj që këngëtarja u shkëput nga instagrami për shkak të arsyeve shëndetësore. Nuk ishte dhënë asnjë lajm deri më sot për shëndetin e saj. Por më në fund sipas burimeve të “Hollywood Life” Selena po përmirësohet dhe ndihet mirë sërish pas shtrimit në spital.

 

Ky burim ka thënë: “Megjithëse ka përmirësime, trupi i saj vazhdon të jetë i brishtë dhe ajo ka frikë se gjithmonë do të brengoset për një nga çështjet e shumta shëndetësore që e shqetësojnë shkruan Living. Por në këtë moment ajo ndihet shumë më e fortë, më e shëndetshme dhe më e lumtur.

 

Selena ka mësuar se duhet të vendosë shëndetin e saj mbi çdo gjë tjetër. Selena u shtrua në spital në fund të shtatorit pasi kishte probleme shendetësore me numrin e qelizave të gjakut që lidhej me transplantin e veshkave të saj në 2017. Ajo donte të largohej nga spitali, por mjekët nuk e lejuan pasi shëndeti i saj nuk po përmirësohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *