E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Selena Gomez dhe The Weeknd drejt martesës?!

Selena Gomez dhe The Weeknd duket se po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër stad. Miqtë e tyre janë shprehur se më në fund këngëtarja ka gjetur “të duhurin”dhe gjërat shumë shpejt do të bëhen serioze.

 

 

Pavarësisht angazhimeve çifti është duke kaluar gjithnjë e më shumë kohë bashkë madje Selena është parë duke i dhënë një puthje në prapaskenë The Weeknd përpara se ai të zhvillonte koncertin e tij në Paris. Shumë shpejt mund të dëgjoni këmbanat e kishës për dasmë pasi romanca e tyre është duke ecur në rrjedhën e duhur për tu kurorëzuar në martesë.

Reklamë

 

 

“Ajo e di se është shumë herët por nuk është ndjerë kurrë siç ndihet me The Weeknd. Të gjithë miqtë  janë duke bërë shaka dhe duke menduar se çfarë  të veshin në dasmën e tyre. Të gjithë mendojnë se ata vërtetë do të martohen.”- është shprehur burimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë