E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Selanik vijojnë protestat ndaj marrëveshjes

Ilustrim · Vizion Plus

Protesta të reja priten të ndodhin në Selanik kundër Marrëveshjes me Maqedoninë dhe për “karakterin grek të Maqedonisë”.

 

Në kundërshtim të kësaj marrëveshje janë parashikuar dy protesta, të cilat janë organizuar pas thirrjes në rrjetet sociale.

 

Sipas mediave greke njëra protestë është caktuar para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë në Selanik, ndërsa tjetra do të ketë karakter të protestës me motorë.

 

 

Gjithashtu mediat raportojnë se paralelisht, tubim antifashist dhe antinacionalist është caktuar dhe nga organizata anarkiste në Selanik, të cilët ftojnë popullin që t’u bashkëngjiten bllokimeve kundër nacionalizmit dhe fashizmit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh