Subscribe

Janë rritur tensionet në Dhiavata të Selanikut, ku forcat e policisë kanë krijuar një kordon pengesë për të parandaluar refugjatët të cilët kanë dalë nga qendrat e azilkërkuesve dhe duan të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e veriut.

 

Mbi 700 refugjatë tentuan t’i afrohen pikës së kalimit kufitar, pas thirrjeve në rrjetet sociale se rruga do të hapej këtë ditën e premte, duke u mundësuar kalimin drejt Europes Veriore.

 

Ndërkohë, qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë u mblodhën afër një kampi në Selanik ku ngritën edhe çadra. Sipas autoriteteve greke numri i refugjatëve sa vjen dhe shtohet, e mes tyre ka shume gra e fëmijë.

 

Ata thanë se iu përgjigjen një thirrjeje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.

Policia ka shtuar masat e sigurisë si dhe ka vendosur autobusë në kufi për të kthyer refugjatët.

 

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se e njëjta thirrje në rrjetet sociale po kryhet edhe në Turqi. Ende nuk dihet kush fshihet pas saj, por e sigurt është se ky lajm i rremë ka krijuar kaos.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *