Subscribe

Pasi mori zyrtarisht nën hetim ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetajn, për 4 akuza të rënda, SPAK vuri nën sekuestro vilën që dyshohet të jetë e ish gruas së tij.

 

Prokuroria e Posaçme firmosi bllokimin e një kompleksi rezidencial në Palasë që besohet se i përket ish bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Macka.

 

Vila rezulton e regjistruar në emrin e një gruaje që jeton jashtë shtetit, por SPAK dyshon se në fakt ajo i përket pikërisht familjarëve të ish zv kryeminstrit Ahmetaj.

 

Disa ditë më parë, Agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit kryen kontrolle në banesën e partneres së deputetit socialist Arben Ahmetaj si dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij.

 

Në shtëpinë e ish-gruas nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në vilën e bashkëjetueses është sekuestruar një shumë parash cash. Në të njëjtin ambient u gjetën edhe disa kontrata dhe dokumente shkresore.

 

Prokurorisë së Posaçme iu deshën disa muaj hetime dhe verifikime, derisa tre ditë më parë të  regjistronte emrin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, si person nën hetim.

 

Ish-zyrtari i lartë i shtetit akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

 

Vetë Ahmetaj kundershtoi në gjykatën e posacme kontrollet e spak, duke i quajtur të paligjshme. Sipas tij, prokuroria duhet të kishte marrë leje në Kuvend para se të bastiste apartamentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *