Subscribe

Prokuroria e Durrësit vendos të sekuestrojë 45 mijë m2 toke ne gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej resorti turistik i kompania Omnix Albania me administrator Fadi Mitri. Akuza njofton se, Pal Selçuni, e ka fituar pronësinë ne vitin 2016 përmes akteve të falsifikuara, ndërsa Bashkia e Durrësit është detyruar ta njohë atë si pronar. Por si nisi ky hetim? Menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të investitorit libanez Fadi Mitri, Prokuroria nisi hetimet mbi përfitimin e së drejtës së pronësisë ne gjirin e Lalzit. Sipas dokumentacionit të sekuestruar rezulton se, Selçuni kishte një kontratë qiraja me shtetin shqiptar për zhvillimin e kësaj prone, tashmë të sekuetsruar. Dosja për dhunimin e investitorit po hetohet tek Prokuroria e Tiranës për “plagosje të lehtë me dashje”, ndërkohë që dyshimet paraprake flasin për dëmtimin e Fadi Mitrit pikërisht për shkak të kësaj sipërfaqeje toke. Më herët në vitin 2011,  Pal Selçuni ka pasur një konflikt fizik edhe me disa shtetas të tjerë që kishin pronë kufitare me të, ndërkohë që të dyja palët i janë drejtuar Prokurorisë me kallëzime, çështje për të cilën u vendos mos fillimi për shkak të dëmeve të papërfillshme për t’u konsideruar vepër penale. Më tej, sipas Prokurorisë, në vitin 2014 shtetasi Selçuni ka bërë padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan Mitri dhe sërish organi i akzuës nuk i nisi hetimet për shkak se “Omnix Albania” ka një kontratë qiraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke. Në të paktën dy raste janë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni ka paraqitur dokumente të falsifikuara në procesin me palë Bashkinë e Durrësit dhe avokaturën shtetit ku këta të fundit nuk e akimuan vendim dhe nuk ishin prezent ne seance. Por në një reagim të bashkisë së qytetit të Durrësit nuk pranohet përfshirja e saj në këtë proces. Përmes një deklarate të nisur për mediat, ky autoritet shprehet se toka në këtë zonë nuk  kishte kaluar ende zyrtarisht ne pronësi të saj pasi udhëzimi i këshillit të ministrave për ndarjen e re administrativo territoriale doli disa muaj pasi Pal Selccuni fitoi pronësinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *