E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sekuestrohet prona në Dhërmi, SPAK merr vendimin pas hetimeve për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Gjykata e Posaçme Antikorruspion ka sekuestruar me kërkesë të SPAK edhe pjesën e dytë të tokës prej 5080 m2, që sipas Prokurorisë së Posaçme u tjetërsua nga zyrtarët e bashkisë së Himarës dhe që ishte pjesë e sipërfaqes 10 mijë metra katrorë ku  një biznesmen do të ndërtonte kompleksin turistik.

E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, ajo është në fakt në pronësi të shtetit dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat, thuhet në njoftimin e SPAK.

Reklamë

Prokuroria e Posaçme sqaron se planvendosja ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë pajisjen me leje ndërtimi për kompleksin turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të shtrohej në të dyja pjesët e tokës.

Sekuestroja vjen në kuadër të hetimeve për tjetërsim pronash për të cilën më 23 mars u arrestua ish-kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy pronat në fjalë në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej  më shumë se 10 mijë m2.

Më shumë video

Reklamë