Kronikë
Sekuestrohet gomonia në Vlorë

Një gomone 10 metra e gjatë e më dy motorë është bllokuar mesditën e së dielës nga policia kufitare e Vlorës. Dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, pasi ishte lëvizur nga vendqëndrimi i zakonshëm në zonën e Orikumit. Gomonia është gjetur në zonën e quajtur “fusha e druve”, ku mesa duket ishte ne pritje te ngarkesës se drogës. Ajo u zbulua pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




