E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohet drogë ne kufirin me Greqinë

Rreth 174 kilogram lëndë narkotike u gjetën këtë të diel në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë, ndërkohë që në pranga ra poseduesi i saj. Sipas policisë 44-vjeçari Alket Dhroso e kishte fshehur drogën në automjetin e tij dhe e kishte ndarë në 90 pako, teksa po i drejtohej Igumenicës. Lënda narkotike ishte marrë më herë nga i prangosuri në kufirin e gjelbër dhe destinacion ishte shteti fqinj. Ndërkohe, mëngjesin e kësaj te diele në hidrovorin e Shllinzës në Lezhë, banorët kanë parë në sipërfaqe të ujit 17 thasë të mbushur me kanabis. Dyshohet se trafikantet e kane hedhur drogën ne ujë, nga frika e ndjekjes nga policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë