Sekuestrohet drogë e armë në Durrës e Fier

Policia e Durrësit ka sekuestruar këtë të shtunë 38 kg Cannabis Sattiva. Ndërkohë ka shpallur në kërkim poseduesin e saj, një 42 vjeçar. Operacioni u zhvillua në banesën e tij në qytetin e Fushë- Krujës. Gjatë kontrollit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 3 krehra me 41 fishekë dhe sasinë e kanabisit.
Në Durrës gjatë kontrollit të terrorit, polica ka sekuestruar 35 kg kanabis dhe ka nisur hetimin në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Shetaj dhe dy inspektorë të policisë pyjor.
Në Fier policia ka vënë në pranga 28 vjeçarin Elvir Kananaj. Në momentin e arrestimit 28 vjeçarit iu gjetën 22 doza lëndë narkotike heroinë. Arrestimi i 28-vjeçarit u bë kuadër të operacionit të koduar “Red 2”. të riut gjithashtu në momentin e arrestimit iu gjetën 480 mijë lekë dhe 10 euro.




