Vendi
Sekuestrohet 54 hektarë tokë në gjirin e Gjipesë

Prokuroria e Vlorës vendosi të sekuestrojë 54 hektarë tokë në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë. Hetimet zbuluan se kjo sipërfaqe toke është regjistruar ne vitin 2006 në emër të Theodhori dhe Jani Kocanit, përmes dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimi është provuar se këto dokumente falso nuk janë lëshuar nga këshilli i bashkisë Himarë, si dhe nga komisioni i verifikimit të pronave pranë bashkisë. Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të rreme ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Gjipe dhe ka një vlerë të madhe financiare.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




