E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohet 52 mijë metra katror tokë në Zvërnec

Gjykata e Vlorës vendosi sekuestro preventive për dy parcela toke, me sipërfaqe totale 52 mije metra katror, në zonën e Zvërnecit, qe dyshohet se janë përfituar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

 

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë së përgjithshme është vërtetuar se dokumentet e falsifikuara kanë shërbyer për t’i rikthyer nje personi te vetëm, dy parcela të lira: njëra 30.000 metra katror dhe tjetra 22.000 metra katror. Këto prona ndodhen në bregdet në zonën e Zvërnecit.

 

Reklamë

Prokuroria tha se edhe regjistrimi i pronës është bërë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Mbi token e cila kap vlerën e 2 milionë eurove janë kryer veprime juridike si ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë