Subscribe

Një operacion policor u zhvillua këtë të martë në Durrës.

 

Aksioni u ndërmorr me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për falsifikimet e pronave në zonat bregdetare, ndërsa u ushtruan kontrolle të shumta në banesat e ish punonjësve të Kadastrës se këtij qyteti.

 

Mes tyre ishte dhe ish kreu i zyrës së hipotekës, Bedri Luku, i cili u shoqërua në komisariatin e Durrësit.

 

Aksioni erdhi si rrjedhojë e një procedimi të nisur lidhur me falsifikimet e bëra me pronat në gjirin e lalëzit. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në kete zone.

 

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesat e shtatë nëpunësve të akuzuar si të përfshitë në këtë mashtrim, agjentët mblodhën prova të ndryshme.

 

Shtatë ish nëpunësit e kadastrës akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre,. Ata po ndiqen ne gjendje te lire, ndërsa hetimi ndaj tyre sapo ka filluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *