Subscribe

Një operacion masiv antikanabis nisi nga policia e shtetit në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar ajo e kufirit, reparti delta force, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Guardia di Financa nisën aksionin në orët e para të mëngjesit.

 

Gjatë kontrolleve në fshatin Vergo të Delvinës pranë vendit të quajtur “Shahino”, midis disa shkurreve u gjetën 6 thasë të mbushura me kanabis sativa, me peshë të përgjithshme 140 kilogramë.

 

Në vijim të kontrolleve, policia gjeti dhe 70 bimë narkotike të llojit kannabis sativa në fshatin Gjormë të Selenicës, të mbjella në një zonë të pyllëzuar, me lartësi nga 10 cm deri në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

 

Ndërkohë përgjatë lumit Vjosë shërbimet bllokuan 2 mjete lundruese “Gomone” në fshatin Pish-Poro, të cilat dyshoheshin se ishin fshehur me qëllim për të trafikuar lëndën narkotike.

 

Gjatë operacionit, policia shoqëroi 4 persona ndërkohë që bëri me dije se ditët në vijim do të ketë kontrolle të tjera për kanabisin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *