Gjykata vendosi te sekuestroje pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku, pas kërkesës se bere nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Organi i akuzës dyshon se Frroku i ka vënë pasuritë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se është vendosur sekuestro për 7 apartamente, 2 garazhe, 2 dyqane dhe një sipërfaqe toke në Lezhë. Ish-deputeti kristian demokrat akuzohet per vrasje me dashje, ndërtim te paligjshëm dhe pastrim parash. Nisja e hetimit pasuror për Frrokun duket se ka pasur indicie nga një dënim i Gjykatës së Amsterdamit në vitin 2002, ku Frroku është dënuar me tre vite burg, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkohe, Prokuroria Shqiptare ka ne dore dosjen e përfshirjes se ish-deputetit ne vrasjen e një shqiptari ne Belgjike, pas konflikteve ne trafikun e prostitucionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *