E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen pasuritë e Dash Gjokës

Prokuroria e Krimeve te Rënda, në bazë të ligjit antimafia ka vendosur sekuestron e rreth 200 milion lekëve pasuri toke truall ndaj Dashamir Gjokës. Ky i fundit me origjinë nga qyteti i Durrësit ishte dënuar nga Gjykata e Apelit  në Milano, në datën 2 nëntor të vitit 2007 me 10 vite e  6 muaj burg. Gjoka akuzohet për vepra penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

 

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij. Prokuroria thekson se i denuari nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë