E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen pasuri të mëdha të Admir Hoxhës, i akuzuar për laboratorin e heroinës në Has

Gjykata e krimeve të rënda me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme të Admir Hoxhës.

 

Ai është nën hetim për “prodhimi dhe shitje te lendeve narkotikëve” dhe “grup te strukturuar kriminal”.

 

Pasuritë e sekuestruara janë “ resort Ador” në rrugën e Rinasit me sipërfaqe 3320 m2, si dhe një automjet tip audi.

 

Admir Hoxha është në kërkim, pasi nga hetimet e prokurorisë rezulton të jetë personi që ka ngritur laboratorin e heroinës në has, i sekuestruar 3 muaj më parë.

 

Ndërkohë në nëntor të vitit 2016-te, prokuroria e Kavajës kishte nisur hetimet ndaj tij dhe disa personave të tjerë, nga ku rezultoi se kryenin trafik droge drejt Italisë.

 

 

Vazhdo të lexosh