E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen mina me telekomandë gati për shpërthim në Elbasan/VIDEO

Katër mina me telekomandë për shpërthim në distance janë sekuestruar gjatë operacionit të koduar “Mengel” në Elbasan.

 

Reklamë

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Petraq Kote, banues  në Tiranë.

 

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, 28 vjecari Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë