E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sekuestrohen miliona euro pasuri të Devi Kasmit, u ekzekutua nga speciali grek

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 37 pasuri që kapin vlerën e disa milionë eurove në pronësi të familjarëve të Devi Kasmit, i cili u ekzekutua në vitin 2018 në Tiranë.

 

Pronat e bllokuara, raporton Vizion Plus,  rezultojnë që të jenë në emër të prindërve të viktimës dhe vëllait të tij, por dhe të ish-bashkëshortes Ereda Selimi.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për prona të paluajtshme dhe automjete të cilat ishin shpërndarë tek rrethi i ngushtë i Kasmit.

 

Organi i akuzës sqaroi se hetimi pasuror ndaj Devi Kasmit dhe familjarëve ka nisur pas sekuestrimit të një sasie kokaine dhe arme zjarri në banesën e tij. Gjithashtu verifikimet e  pasurive janë kryer për shkak se ai ishte një person me rekorde kriminale, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë, Itali dhe Spanjë.

 

Në përfundim të hetimeve rezultoi se 37 pasuritë, nuk justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave, ndaj u vendos masa e sekuestros.

 

Gjithashtu në dosjen e Prokurorisë del në skenë edhe emri i Olsi Shehut, anëtar i bandës së Devi Kasmit, por edhe kunati i tij. Organi i akuzës ka hetuar dhe pasuritë ne emrin e tyre.

 

Devi Kasmi u ekzekutua nga vrasësi me pagesë  Efthimios Efthimiou i dënuar me burgim të përjetshëm për këtë krim.

 

Kasmi ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për një vraje të vitit 2010, por hetimet ndaj tij u pushuan pas ekzekutimit.

Më shumë video

Reklamë