E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sekuestrohen kokainë e para, arrestohet dy persona

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i Artan Agolli, është bërë në sajë të operacionit “Vjeshta”, në në fshatin Dhërmi Vlorë. Sipas policisë bëhet me dije se gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë sekuestruar 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”, 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe  100 (njëqind $) dollarë dhe një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

 

Reklamë

Ndërkohë në Sarandë, ka përfunduar në prangat e policisë Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal.

 

Arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Më shumë video

Reklamë