Sekuestrohen drogë e armë në katër qytete

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë 12 orëve të fundit pasi janë kapur me drogë dhe armë.
Në një njoftim për mediat, policia ka sqaruar se në Shkodër, në Vaun e Dejës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një armë zjarri e llojit kallshnikovë.
Ndërsa në Librazhd, shërbimet e Policisë pas një telefonate të marrë nga qytetarët arrestuan shtetasin L.M., 49 vjeç.
49 vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin e tij iu gjetën 14 copë fishekë si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Po ashtu me lëndë narkotike u kap dhe një 50 vjeçar në Lezhë. Sipas policisë shtetasi I arrestuar është me inicialet R.G.. Ai u arrestua pas kontrollit të ushtruar nga forcat blu në banesën e këtij të fundit ku iu gjetë rreth 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza lënde narkotike të dyshuar kanabis.




