E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen armë, granata dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili posedonte në subjektin e tij (studio tatuazhesh), dyshohet me qëllim trafikimin armë, granata dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale  V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Reklamë

Gjatë kontrollit në subjektin e këtij shtetasi (studio tatuazhi), në lagjen nr. 4, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga si të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i posedonte armët me qëllim trafikimin. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë