Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave të ndryshme. Gjatë kontrollit të magazinës së një poste private policia ka konstatuar 93 pako me mallra të ndryshme pa faturë tatimore.

 

“Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave”, njofton policia. 

 

 

Si pasojë është shpallur në kërkim administratorja e postës dhe janë proceduar në gjendje të lirë tre punonjës.

 

“Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste”, raportojnë unifromat blu.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *