Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të 31-vjeçarit Klement Cela I cili është prej kohësh në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Operacioni i koduar “Kusarthi” u zhvillua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë.

 

Pasuritë që i janë sekuestruar Klement Celës dhe familjareve të tij kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve  në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, janë si më poshtë:

 

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

 

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

 

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

 

-50 % e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

 

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *