Policia greke ka sekuestruar më shumë se 300 kg kanabis në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

 

Nga të dhënat e policisë, droga u gjet në mjetin që drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili është arratisur. Automjeti u diktua në rrugën nacionale Janinë-Kozani dhe saktësisht në qytezën e Konicës.

 

Autoritetet greke kanë mundur të identifikojnë drejtuesin, e moshës 36 vjeç, por jo dhe personin tjetër që ndodhej në makinë.

 

Drejtuesi rriti shpejtësinë kur u përball me patrullën dhe pak më vonë të dy personat e braktisën mjetin dhe u larguan me këmbë për në drejtim të paditur, duke shfrytëzuar terrenin e thyer.

 

Shërbimi anti drogë i Janinës po vazhdon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e dy personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *