E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen 28 pako me marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Disa pako me marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë.

Policia greke ndaloi një mjet dhe pas kontrollit zbuloi në të rreth 36 kg marijuanë. Droga ishte ndarë në 28 pako.

 

Për sasinë e drogës të kapur në kufirin greko-shqiptar u prangos shoferi 44-vjeç.

 

Ndërkohë janë ndaluar edhe dy shtetas të tjerë në një tjetër makinë që besohet se bashkëpunimin me personin që kishte drogë në makinë.

Ende nuk janë dhënë identitetet e personave të arrestuar për drogën që kishte kaluar nga Shqiperia drejt Greqisë.

Vazhdo të lexosh