E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen 25 kg kanabis në Kakavijë

Zbulohen në pikën kufitare të Kakavijës 25 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sekuestrimi u bë mbrëmjen e te shtunës, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjeteve. Droga ishte fshehur në autobusin e linjës Shkodër –Athinë, me drejtues Angjelin Suta. Gjatë kontrollit u gjeten 40 pako të mbështjella me natriban qe ishin vendosur në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme të automjetit. Sipas grupit hetimor, droga kishte si destinacion vendin fqinj Greqinë dhe për këtë arsye, policia e delegoi dosjen pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu u vu ne pranga edhe ndihmës shoferi, pasi dyshohet që edhe ai të jetë i përfshirë në transportin e kanabisit përtej kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë