E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen 22 kg kanabis në Korçë, një i arrestuar

Florand Xhabej, 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi të Korçës, është arrestuar nga policia  pasi posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj.

Në kuadër të operacionit “Big Circles” u sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular.

Reklamë

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë