E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen 2 trajler me inerte, vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve

Policia ka vënë në pranga adminisistratorin e një subjekti privat dhe dy shoferë të firmës, për shkak të gërryerjes së lumenjëve pa leje përkatëse. Policia ka konstatuar dy trajlera të mbushur me materiale inerte me qëllim transportimin e tyre, për të cilat shoferët nuk dispononin asnjë dokument shoqërues.

 

Reklamë

Trajlerat u kapën në aksin rrugor Skuraj-Milot, ndërsa të arrestuarit kanë tentuar të manipulojnë faturën tatimore duke  paraqitur të dhëna të rreme që nuk korrispondonin me sasinë, subjektin blerës e shitës të mallit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë