Janë sekuestruar ditën e sotme 2 resorte në Tiranë, një makinë dhe një kamionçinë, të cilat ishin në pronësi të Emiljan Burbës.

 

54-vjeçari, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrrestuar në vitin 2014 me qëllim ekstradimin në Itali, atje ku është dënuar me 21 vite burg për trafik droge.

 

Sipas njoftimit, vlera e pasurive të sekuestruara arrin në 3 milionë euro, të cilat dyshiohet se si burim kanë aktivitetin kriminal.

 

Tiranë

 

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

 

Finalizohet pas një hetimi dyvjeçar, operacioni policor i koduar “Resort 2012”.

 

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 3 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një shtetasi të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge. 

 

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi dyvjeçar të ndjekur me metoda proaktive, u zhvillua operacioni policor i koduar “Resort 2012”.

 

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.   

 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht: 

 

  • 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *