Shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 1 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kllojka”, i zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.
Arrestimi i tij u bë pas kontrollit të ushtruar në banesë, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta si dhe municion luftarak.
Armët dhe municioni u sekuestruan, ndërsa ndaj 63-vjeçarit rëndon akuza për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.





