Gjendet në një sipërfaqe toke të gërmuar në Sarandë rreth 12.9 kg lëndë plasëse. Ngjarja u shënuar në lagjen nr.4 pranë vendit të quajtur “Baba Rexhepi”. E gjithë lënda eksplozive ishte e mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe dhe fshehur nën një qeskë plastike. Sipas policisë, tritoli ishte ndarë në 63 pako në formë kallëpesh, me peshë 200 gramë secila. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë. Ende uniformat blu të Sarandës nuk kanë ndonjë person të dyshuar se kujt i përkiste lënda plasëse.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *