Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

 

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

 

Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptatë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

 

Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

 

Hetimet kanë nisur 5 muaj më parë dhe operacioni është në vijim.

 

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin ktyesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

 

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *