E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri në Vlorë

Policia e Vlorës vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

 

Sipas policisë është vendosur sekuestro preventive mbi disa objekte si, 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; dhe 4 automjete të cilat rezultonin në pronësi të shtetasit me inicialet M.M..

 

Reklamë

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Ndërkohë bëhet me dije se vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë