E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestro 9 pallateve në Velipojë

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur nen sekuestro preventive 9 pallate ne bregdetin e Velipojës. Ky vendim i organit te akuzës është marre,  pasi dyshohet se ndërtimet e bëra nga subjekti “Fishta.shpk” me administrator Said Fishtën, janë te paligjshme. Burime zyrtare nga Prokuroria, njoftojnë se kane filluar hetimet me akuzën e shpërdorimit te detyrës per ish-anëtaret e Këshillit te Rregullimit te Territorit ne komune, dhe ish-kryetarin e komunës. Lejet e ndërtimit i ishin dhëne subjektit “Fishta.shpk’ ne shkelje te ligjit, pasi ne zonat bregdetare miratimi i tyre duhet te behej nga Këshilli Kombëtare i Rregullimit te Territorit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë