Ka shkuar në 6 numri ishqiptarëve të arrestuar nga policia spanjolle, pas sekuestrimit të rreth 570 kg kokainë në dy ngarkesa të ndryshme të lidhura me njëra tjetrën në Denia dhe në Puig.

Fillimisht ranë në pranga 3 britanikë dhe 2 shqiptarë, të cilët shkëmbyen 280 kg kokainë. Shqiptarët i dorëzuan kamionin plot me drogë britanikëve, të cilët u kapën gjatë përplasjes me makinën e policisë në Denia. Edhe pse të nesërmen u tha se ngarkesa tjetër prej 290 kg kokainë u gjet në ‘Audin Q5’ të dy shqiptarëve, ne fakt policia ka saktësuar se ajo u gjet në një banesë në Puig në Bashkinë e l’Horta Nord.

Policia spanjolle arrestoi në Lliria kreun e grupit kriminal, një shqiptar banues në Mas Camarena në Bétera si dhe “lietnantin” e tij, po shtetas shqiptar, banues në l’Eliana. Operacioni ka vijuar edhe në Valencia dhe në Massamagrell, ku janë arrestuar dy shqiptarë të tjerë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *