Ndonëse i kanë kaluar të 30-tat, disa prej artistëve shqiptar vazhdojnë të pëlqehen shumë nga vajzat. Ata janë gjithnjë të kuruar në paraqitjet e tyre skenike, dhe mahnisin me trupin që gëzojnë.
Janë të martuar, madje edhe baballarë, por Robert Berisha, Noizy, Genc Prelvukaj, vazhdojnë të duken gjithmonë seksi.
Është 39 vjeç por mahnit me trupin e tij. Roberti e ka filluar vonë karrierën si këngëtar, gjersa është bërë shumë i pëlqyer nga publiku. Ai është shumë i dhënë pas palestrës dhe gëzon një trup perfekt. Roberti është edhe baba i dy vajzave. Ndonëve ka vite në skenë, ai vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit e femrave.
Këngëtari Blero është plot 38 vjeç dhe është një ndër trupat më seksi në estradë. Ai është baba i një vajze 7 vjeçare me emrin Tara. Ndonëse nuk preferon që të shfaqet shumë i ekspozuar.
Reperi i njohur Noizy është dëshira e shumë femrave. Ai ka vite që është bërë baba, ndërsa në jetë gëzon plot 30 vite. Ai frekuenton palestrën çdo ditë, kur formimin e trupit të tij nuk heziton që ta ekspozojë në rrjetet sociale.
Edhe Genc Prelvukaj hyn në listën e meshkujve më seksi të cilët i kanë kaluar të 30-tat. Ai ndjek me rregull ushtrimet në palestër dhe i pëlqen shumë që ta ekspozojë trupin etij vazhdimisht nëpërmjet fotografive në rrjetet sociale. 35 vjeçari është baba i një vajze.