Asnjë nuk mund të mohojë që ka parë të paktën një herë një ëndërr me përmbajtje erotike. Një studim i botuar në “Journal of Sex Research” zbuloi se gratë kanë më shumë ëndrra seksuale gjatë ovulimit.

 

Po ashtu, nga anketimet doli në pah se çfarë ëndërrojnë më së shumti gratë është për seks me ish-të dashurin, me njerëz të huaj apo edhe me shokun më të mirë. 4% e ëndrrave përfundojnë në orgazmë. Por çfarë tregojnë këto ëndrra për ju?

 

Ëndrrat erotike nuk mund të interpretohen njësoj për të gjithë sepse ato varen nga historia jonë personale dhe fantazitë seksuale që kemi. Por disa pika, ngelen thuajse të njëjta për të gjithë. Seksi me të huaj, për shembull, mund të jetë një tregues i gjendjes suaj të përgjithshme të epshit.

 

Truri dërgon mesazhin se nevojat tuaja fizike nuk po plotësohen dhe se ju ndoshta duhet të bëni diçka për këtë, përndryshe ëndrrat tuaja seksuale do të forcohen.

 

Gjithashtu, seks me ish-të dashurin nuk do të thotë që ju doni të ktheheni në marrëdhënien tuaj të mëparshme, edhe pse kjo është gjëja e parë për të cilën do të mendoni. Pse atëherë e ëndërroni ish-in tuaj? Ndoshta shpjegimi është thjesht se trurit tuaj i duhet pak kohë për të krijuar lidhje të reja që do të përfshijnë partnerin e ri seksual. Jepini vetes pak kohë.

 

Nga ëndrrat erotike mund të zbulohen disa probleme, të cilave ju duhet t’iu kushtoni vëmendje. Në çdo rast, mos u përpiqni të analizoni gjithçka, besojini instinktit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *