Frutat gjithmonë janë cilësuar si ushqimi më i shëndetshëm që kanë një sërë vetish të mira shëndetsore për organizmin tonë.

 

Një ndër to është dhe shega, një frut që ka veti antioksiduese dhe anti-tumorale. Gjithashtu është një frut vjeshtor për shëndetin dhe mirëqenien. Kokrrat e shegës përmbajnë potas si dhe elemente që ngadalsojnë plakjen.

 

Shega është e përbërë në masën prei 80% nga uji si dhe përmbanë vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez dhe hekur. Pikërisht në sajë të këtyre vetive këshillohet të përdoret në kuzhinë si për ëmbëlsira edhe për gatime dhe sallata të ndryshme.

 

Aksioni kundër kancerit luhet në bazë të një acidi i cili lufton qelizat kancerogjene, kryesisht në gji. Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produketet në kozmetikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *